Më shumë se 500 shkolla u mbyllën përsëri këtë të premte në Korenë e Jugut  pasi është rikthyer infektimi në masë me covid 19. Në 24 orët e fundit janë raportuar 78 pacientë pozitivë ndaj sëmundjes, shifra më e lartë pas dy muajsh.

Parqet, galeritë e artit, muzetë dhe teatrot në Seulin me rreth 52 milion banorë, janë rimbyllur për dy javët e ardhshme. Koreja e Jugut është konsideruar një model për tu ndjekur në strategjinë që ka zbatuar për parandalimin e përhapjes së sëmundjes, që në fillimet e shpërthimit falë testimit të tij të rreptë, gjurmimit të kontaktit dhe programit të karantinës.

OBSH-ja disa herë ka paralajmëruar vendet që të kenë kujdes me lehtësimin e masave, pasi mund të ketë një valë të dytë të shpërthimit të pandemisë.

Ndërkohë në Itali është në plan rekrutimi i 60 mijë vullnetarëve që do të shpërndhen në terren  për të ndërgegjësuar njerëzit mbi ruajtjen e distancës.

Në të gjithë botën janë regjistruar më shumë se 5.9 milionë persona të infektuar me covid 19 ndërsa rreth 370 mijë pacientë e kanë humbur betejën me sëmundjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *