Pas mësuesve, ka nisur edhe vaksinimi i pedagogëve. Në Gjirokastër, 84 pedagogë të universitetit “Eqerem Çabej” morën dozën e parë të injeksionit.

“Duhet shfrytëzuar për të rritur imunitetin jo vetëm personal, por edhe të grupit.”

 Sipas autoriteteve, dozën e AstraZeneca nuk e ka refuzuar asnjë nga stafi i universitetit të Gjirokastrës.

ODISE KOTE – PREFEKT I QARKUT GJIROKASTER

“Vazhdon me sukses vaksinimi i kategorisë së mësuesve të parashkollorëve dhe pedagogëve të universitetit Eqrem Çabej. Ndërkohë vazhdon vaksinimi i mësuesve të ciklit parashkollor dhe 9-vjeçar dhe të mesëm. Vazhdon vaksinimi dhe në Libohovë. Ne shpresojmë ta mbarojmë me sukses këtë proces për të kaluar me grupmoshat e tjera të shoqërisë.”

 

Por ndërsa në shumë qytete vijon vaksinimi i arsimtarëve, në Bilisht ky proces është ndalur. Burime pranë drejtorisë vendore të kujdesit shëndetësor bënë me dije se asnjë prej mësuesve nuk është paraqitur për të marrë dozën e parë të vaksinës së AstraZeneca. E njëjta situatë paraqitet edhe ne Pogradec, ku numri i mësuesve të vaksinuar është shume i ulët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *