Në Fier, kryeministri inspektoi edhe procesin e vaksinimit kundër COVID-19, ku këshilloi mësuesit që të vijojnë të tregojnë kujdes, edhe pas marrjes së dozës së parë.

“Duhet bërë kujdes këto ditë e, se nuk e jep efektin që ditën e parë. Mund të ndodhë që të marrësh vaksinën dhe më pas të marrësh virusin, sepse e humb kontrollin.”

Ai solli në vëmendje edhe takimin elektoral të Bashës para disa ditësh në Elbasan, ku u ngjit mbi një makinë në Kavajë, i rrethuar nga disa simpatizantë. Sipas Ramës, Basha po jep një shembull të keq në këtë fushatë elektorale.

“Ky është një proces që duhet të shkojë në kujdes me kujdesin dhe mbrojtje, është fatkeqësi e madhe që për shfaqje politike dhe interesa partiake jep shembullin në  të keq duke grumbulluar njerëz dhe duke ngritur 2 gishta mbi makinë. Njerëzit duhet të kuptojnë që kjo është një luftë për shëndetin, një luftë për shumë njerëz që janë më të dobët dhe të gjithë duhet të bëjnë kujdes, të distancohen nga situata absurde që tregojmë injorancë dhe papërgjegjshmëri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *