Kandidati për deputet i PD në Gjirokastër, Tritan Shehu reagoi pas mbërritjes së vaksinave ruse në Shqipëri. Në “Facebook”, ai vuri në dukje se Sputnik V nuk është certifikuar ndërkombëtarisht dhe ngriti disa pyetje për qeverinë.

 

“Ai pasi u betua dhe përbetua së bashku me Komitetin e tij, se në Shqipëri do hyjnë vetëm vaksina të aprovuara nga Agjencia Europiane, sot importon vaksinat ruse duke shkelur krejtësisht sigurinë medikamentoze, pra pyes:

1- Mbi bazën e cilit certifikim ndërkombëtar, në rastin konkret të EMA, FDA ose dhe të Agjencisë Britanike merr një vendim të tillë?

2- Kush do të përgjigjet në këtë rast për komplikacionet e mundshme të këtyre vaksinave akoma të pacertifikuara ndërkombëtarisht?

3-Shqipëria nuk disponon asnjë institucion teknik, përfshi dhe të ashtuquajturën Agjenci Kombëtare (që në fakt edhe kjo nuk është shprehur), të aftë për të garantuar sigurinë e këtyre vaksinave. Vende të tjera me institucione shumë të specializuara nuk po ndërmarin hapa të tilla e janë në pritje të atij certifikimi.”

 

Tritan Shehu tha se kryeministri Edi Rama ngjan me një të mbytur, në ditët e fundit të qeverisjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *