Faza e parë  e provave njerëzore të vaksinës S-Spike, të zhvilluara në Universitetin e Queensland në Australi, ka filluar.

Ilaçi kundër koronavirusit është treguar i sigurt dhe siguron mbrojtje nga simptomat  dhe riprodhimi i mundshëm i virusit.

Menaxheri i projektit Keith Chappel, ekspozoi të dhënat e fundit në një forum të Shoqatës Ndërkombëtare të Vaksinave, ku bashkëveprojnë prodhuesit më të mirë të vaksinave.

S-Spike është i bazuar në një teknologji të quajtur “kapës molekular” dhe synon të neutralizojë vetitë infektive të virusit.

Një shpikje që mund të ndryshojë luftën kundër CoVid, duke marrë parasysh edhe sigurinë e saj më të madhe, duke u bazuar në proteina, ndryshe nga formulimet e tjera që përdorin virusin e gjallë. Testet tek derrat  kanë treguar se vaksina jep më shumë mbrojtje sesa një person që u infektua dhe u shërua.

Chappel më pas theksoi se qëllimi përfundimtar do të jetë eliminimi i plotë i virusit përmes distancimit social, gjurmimit të kontaktit dhe një vaksine efektive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *