Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga shkolla “Qemal Stafa” në Tiranë, ku po vijon procesi vaksinimi për mësuesit, deklaroi se procesi i vaksinimit ka ecur pa probleme.

“Janë më shumë se 6100 mësues që deri tani janë vaksinuar. Në Tiranë janë 7 qendra vaksinimi, ndërkohë që vaksinimi po vijon në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Manastirliu theksoi se pas vendimit të Autoritetit Rregullator Europian të Barnave, është rritur pranueshëmria nga mësuesit për kryerjen e vaksinës antiCOVID.

“Eshtë ulur hezitimi që kemi hasur në ditët e para. Autoriteti Europian i Barnave dje ka deklaruar se vaksina e AstraZeneca-s është një vaksinë e cila ka siguri dhe efektivitet. Është një vaksinë që ofron një mbrojtje madje edhe më të lartë sa ç’është vërtetuar deri tani në fazat e testimit të saj”, tha Manastirliu.

Manastirliu shtoi se negociatat për doza të tjera vaksinash janë drejt fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *