Në një kohë kur teknologjia po sundon botën, disa vajza të moshës 7 deri në 14 vjeç preferojnë që kohën e tyre të lirë ta kalojnë duke luajtur futboll me ëndrrën që mund të bëhën futbolliste profesioniste. Çdo ditë ato i gjejmë në një nga fushat e Tiranës, ku të drejtuara nga trajneri Lefter Beka, zhvillojnë seancën stërvitore të radhës.

 

”Kur kam qenë e vogël , luaja me djemtë e lagjes futboll. Nisi të më behej si një stil jete sepse çdo ditë me radhe deri natën vonë vetëm futboll atëherë thashë ‘pse jo mos të marrë pjesë tek një skuadër që të marr dhe më shumë mesime’.  

Djemtë e klasës nuk më kanë paragjykuar ndonjëherë, por edhe nëse do ta bënin, unë do t’i hidhja pas krahëve. S’janë askush të gjykojnë.

Futbolli është ëndrra ime më e madhe dhe do të luftoj sa një ditë të bëhem profesioniste.

 

Edhe trajneri Lefter Beka tregon për Vizion Plus se niveli i futbollit tek femrat po zhvillohet me hapa gjigandë

 

“Shoh një numër në rritje dhe gjithmonë dhe më të lartë te vajzave në futboll. Kanë një dëshirë të madhe të jenë pjesë e këtij sporti dhe ta bëjnë atë kulturë në vendin e tonë. Më pëlqen që pjesëmarrës janë çdo grupmoshë dhe se ky brez nuk është vetëm i teknologjisë.”

 

Beka bënë një krahasim dhe me futbollin e djemve.

 

“Mund të them se vajzat janë më delicate, më të brishta, por ato kanë më shumë vullnet për të punuar për t’u përmirësuar. Janë më të përkushtura,  diçka që nuk e shohim tek djemtë.”

 

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur kusht për skuadrat e Superligës që në sezonin tjetër secila prej tyre duhet të jetë e pajisur dhe më një skuadër vajzash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *