71-vjeçari Lefter Zhidru që terrorizoi Elbasanin vijon t’i bëjë rezistencë policisë. Ai refuzon të dorëzohet pasi qëlloi në drejtim të efektivëve, pas një sherri me gruan dhe vajzën në shtëpi.

 

Prej tri orësh, zona është e rrethuar nga policët, ndërsa RENEA qëndron në gatishmëri për të ndërhyrë.

 

Mësohet se me të moshuarin negocioi edhe vajza e tij. Ajo tentoi ta bindë 71-vjeçarin të dorëzohet, por deri tani nuk ka asnjë lajm prej tij.

 

Në vendin e ngjarjes mbërriti edhe një zjarrfikëse, për të ndihmuar në evakuimin e tij. Në momentin që policia do të ndërhyjë për t’u futur në banesën ku është ngujuar Lefter Zhidru, pritet të përdoren shkallët e zjarrfikëses.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *