Në nëntor të vitit 2016, këngëtari shqiptar Stine, emri i vërtetë i së cilit është Nesti Duka, njoftoi se është bërë për herë të parë baba. Në jetë erdhi vogëlushja e parë e çiftit, të cilën e pagëzuan me emrin Estia, emër i zgjedhur nga partnerja e këngëtarit.

 

Dhe që nga ai moment, Stine vendosi të mos postojë asgjë në lidhje me princeshën e tij të vogël, ashtu siç e quan ai, ndaj në profilin e tij në “Instagram” shihen vetëm projektet muzikore.

 

Mirëpo Stine nuk ka rezistuar dot dhe më në fund ka prezantuar të voglën e tij për fansat dhe ajo është rritur shumë. Ata shfaqen të ulur në makinë dhe shfaqet Estia e cila ia ka ngulur sytë të atit.

 

 

Je tu fol keq or çun” – komenton plot humor vështimin e së bijës, këngëtari Stine.

 

Shpresojmë që kur të ketë nisur udhëtimin, Stine ta ketë vendosur vogëlushen në sedilen e pasme me rripin e sigurimit rreth saj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *