Një 43 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Mirditës pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.

 

Informacionet bëjnë me dije se I ndaluari është shtetasi me iniciale A. N.( T.),  43 vjeç, banues në fshatin Fang, Mirditë.

 

Sipas policisë ky shtetas, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij 78 – vjeçar, si dhe e ka kanosur me armë zjarri.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri “pistoletë” me krehër me 5 fishekë, 1 armë zjarri automatike model 56 me 2 krehra me 30 fishekë dhe 15 fishekë luftarakë model 56 .

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *