Ushtria meksikane ka vrarë 12 anëtarë të një karteli të drogës në qytetin Nuevo Laredo.

Sipas një njoftimi të bërë publike për mediat, sulmuesit e kartelit kanë hapur zjarr ndaj tre patrullave ushtarake me kamion, çka ka bërë që forcat ushtarake t’iu kthehen në të njëjtën mënyrë.

Gjatë përleshje së armatosur janë vrarë 12 anëtarë të kartelit të drogës, ndërsa asnjë ushtar nuk ka pësuar lëndime.  

Në vendin ku ndodhi ngjarja, sulmuesit kanë lënë një automjet, 8 automatikë dhe dy snajper me kalibër 50 mm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *