Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi se në BE janë vaksinuar deri tani më shumë se 150 milionë qytetarë.

 

Përmes një postimi në “Twitter”, ajo deklaroi se bëhet fjalë për qytetarë që kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe janë në pritje të dozës së dytë.

 

“Fushata e vaksinimit po ecën me shpejtësi në të gjithë BE-në. Ne do të kemi doza të mjaftueshme për të vaksinuar 70% të të rriturve në BE deri në korrik”, përsëriti Ursula von der Leyen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *