“Uragani Ida” ka kaluar në Gjirin e Meksikës dhe është shumë pranë të godasë bregdetin jugor të Luizianës. Zyrtarët njoftuan se kanë marrë të gjitha masat për strehimin e njerëzve që janë larguar nga banesat e tyre.

 

Meteorologët kanë paralajmëruar se uragani është shumë i rrezikshëm duke e klasifikuar atë në kategorinë 4, që karakterizohet me erëra mbi 200 kilometra në orë.

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden tha se është në kontakt me autoritetet përkatëse për të përballuar situatën sa me mire.

 

JOE BIDEN

PRESIDENT I SHBA-SË

“Kemi dislokuar në zonë ushqime, ujë, gjeneratorë dhe furnizime të tjera. Ekipet e mbështetjes së restaurimit të energjisë dhe komunikimeve celulare janë gjithashtu në terren.”

 

16 vjet më parë, Luiziana dhe Misisipi u goditën keq nga uragani Katrina, që vrau mbi 1.800 persona.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *