Universiteti i Shkodrës ka plotësuar tre kërkesat e depozituara nga studentët.

 

Përmes një shkrese studentët e Shkodrës i depozituan universitetit 3 kërkesa ku kërkohej: ulja e notës mesatare nga 9 në 7 për studimet master dhe doktoraturë si dhe të mundësohet liria e zgjedhjes mes provimit dhe temës së diplomës; rimbursimet për ekspeditat; si dhe vënia në fuksionim të godinës së re të Universitetit të Shkodrës brenda janarit.

 

Por edhe pse kërkesat janë plotësur nga rektorati, studentët nuk janë kthyer në auditore.

 

Ata kanë deklaruar se do të vijojnë të sensibilizohen me studentët e Tiranës dhe të rretheve deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *