Subscribe

Në të gjitha universitetet publike dhe jopublike në vend, ka nisur vaksinimi për pedagogë e studentë, për të rritur aksesin në vaksinim, për mbrojtjen e tyre dhe për mbarëvajtjen e vitit të ri akademik.

 

“Duhet që brenda datës 11 tetor kur është dhe fillimi i vitit akademik të kemi një përqindje të lartë të studentëve të cilët vaksinohen dhe që praktikisht do të jenë në auditore për të filluar mësimin”, deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila ka ndjekur nga afër vaksinimin në universitete publike e private, ku ka theksuar rëndësinë e vaksinimit antiCOVID për mësuesit, pedagogët dhe studentët, me qëllim rritjen e mbulesës vaksinale në auditore për reduktimi e formave të rënda të sëmundjes dhe shmangien e fataliteteve.

 

Nga Fakultetit i Ekonomikut në Tiranë, Manastirliu, bëri me dije se 66% e arsimtarëve janë vaksinuar me të dy dozat, duke theksuar domosdoshmërinë e shtrirjes së procesit të vaksinimit për mësues, pedagogë e studentë, në mënyrë që mësimi të nisë fizikisht në auditore dhe për një mbarëvajtje sa më të mirë të vitit të ri akademik.

 

“Kemi deri më sot më shumë se 66% të pedagogëve, mësuesve dhe edukatorëve të vaksinuar me dy doza. Pra jemi në një përqindje relativisht të mirë të mbulesës vaksinale për kategorinë e arsimtarëve. Por fokusi është që të rrisim mbulesën vaksinale sepse vaksinat shpëtojnë jetën. Reduktojnë dhe ulin fatalitetet deri në 100%, ulin rastet e hospitalizimeve, pasi shmangin rastet e rënda apo format e rënda të sëmundjes dhe gjithashtu edhe krijojnë uljen e transmetueshmërisë”, tha Manastirliu.

 

Teksa u shpreh se ditën e sotme vijnë 30 mijë doza nga Pfizer, Manastirliu tha se qeveria do të sigurojë vazhdimësinë e furnizimit me vaksina.

 

Duke folur për njohjen e pasaportës së vaksinimit, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh:

 

“Pasaporta e vaksinimit apo “green pass” është një pasaportë e cila është e vlefshme edhe për në vendet europiane. Pra mjafton që nëpërmjet e-Albania të kesh dhe të marrësh atë “green pass” dhe te aksesosh edhe në vende të tjera. Sepse është vënë tashmë kufizim, por fatmirësisht ne e kemi të njohur në sistemet tona elektronike bashkë me ato sisteme të Bashkimit Europian. Jemi duke punuar gjithashtu edhe përsa i përket çertifikatës së shërimit dhe çertifikatës së testit, që dhe këto janë paralel dhe jemi duke punuar për t’i realizuar edhe këto njohje nëpërmjet sistemeve të përbashkëta që BE edhe me sistemin tonë të e-Albania janë duke u integruar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *