Subscribe

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar lidhur me situatën e krijuar te Teatri Kombëtar.

Në një postim në “Facebook”, Unioni nënvizoi se dhuna policore mbi gazetarët, artistët dhe qytetarët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar eshte turp qeverisës. Ndërsa kërkoi vënien para pergjegjësisë ligjore të personave që kanë ushtruar dhunë.

Shtyrjet e reportereve ne krye te detyres, UGSH i konsideroi deshmi të qarta te nje degradimi te shtetit qe tenton te jape prova si shtet policor.

“Dhuna policore e zhvilluar mbi gazetaret, artistet dhe qytetaret e Tiranes naten e 17 majit 2020, eshte nje perballje e rrezikshme dhe me pasoja e shtetit mbi lirite themore te shoqerise sone. Kacafytja e policeve te shtetit me gazetarin Alfred Lela dhe shtyrjet e reportereve ne krye te detyres, jane deshmi e qarte e nje degradimi dhe kercellime dhembesh e shtetit qe tenton te jape prova si shtet policor. Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon kete dhune. Kerkon me force venien para pergjegjesise ligjore te urdherdhenesve dhe te personave dhunues, pavaresisht me, apo pa, uniforme. Unioni i Gazetareve Shqiptare mbeshtet te gjithe koleget gazetare ne denoncimin ligjor te dhunes dhe dhunuesve dhe shpreh solidaritetin e pakufi me te gjithe koleget gazetare qe perballen me kercenime apo dhunime prej individeve dhe segmenteve te shtetit. Akte te tilla jane degradim i vete natyres se shtetit dhe shenja te rreshqitjes se demokracise sone ne autoritarizem.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *