Njerëzit në Irak, sikundër në të gjithë botën vijojnë të përballen me armikun e panjohur, COVID-19. Numri i lartë i të infektuarve tejkalon kapacitetet e qendrave shendetësore.

Ndërkohë, varrezat po përhapen nëpër shkretëtirë; ku janë varrosur më shumë se 3 mijë viktima nga virusi Corona.

Një punonjës shëndetësor shafqet në materialin e publikuar nga “BBC” duke i shprehur dhimbjen e tij kolegëve në korridorin e spitalit.

 “Unë infektova nënën time, babanë, motrat dhe vëllezërit. Unë e vrava atë. Unë e vrava nënën time me duart e mia. Nëna ime ishte në shtëpi pa infeksion, dhe isha unë që e çova virusin në shtëpi. E gjitha kjo ndodhi sepse punoj në spital.”

Shumë njerëz, të cilët nuk janë diagnostikuar me koronavirus vënë në rrezik shëndetin e tyre për t’u kujdesur për të afërmit e tyre që vuajnë nga virusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *