Subscribe

Qeveria i ka hapur rrugë procesit të shpronësimeve për tre nga 7 lotet e unazës verilindore të Tiranës.

 

Nëpërmjet vendimit të miratuar, shuma totale e këtij procesi arrin në  3.1 mliardë lekë.

 

Bëhët fjalë për shpronësimet e lotit 4, 5 dhe 6, që prek zonën nga ish-Sheshi Shqiponja, tel bulevardi i ri, për të vijuar më tej deri tek Kodra e Prifitit. Sipas të dhënave në këto lote janë evidentuar 620 pasuri që do të shpronësohen, për interes publik.

 

Me publikimin e këtij vendimi në fletoren zyrtare, të gjitha familjet që preken në këto segmente do të duhet të aplikojnë pranë autoritetit rrugorë me qëllim përfitimin e shumës së përllogaritur.

 

ARRSH apelon që qytetarët përfitues të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm me qëllim për të shmangur vonesat e mundshme.

 

Paralelisht me daljen e këtij vendimi, Agjencia e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësura, dersa kjo pasuri të kalojë në pronësi të Autoritetit Rrugor.

 

Procesi I shpronësimeve është një nga hallkat më delikatë ne procesin e investimeve publike, pasi ai gjtihmonë shoqërohet me kundërshtitë e banorëve dhe vlerën që ata përfitojnë.

 

Mes shtëpive që do të prishen ka edhe objekte te palegalizuara: familjet që nuk disponojnë letrat, do të trajtohen me qira tre vjet dhe më pas do të përfitojnë një apartament, sipas vendimit të marrë dy ditë më parë në këshillin bashkiak të Tiranës.

 

Me zgjidhjen e këtij ngërci i hapet rrugë vijimit të punimeve për ndërtimin e segmetit më të rëndësishëm në kryeqytetit që është Unaza e madhe e Tiranës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *