Subscribe

Vijon protesta e banorëve të Astirit, të cilët preken nga projekti i Unazës së Re .

 

Në ditën e 27 të protestës së tyre kanë qenë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha edhe deputetë të.

 

Basha në fjalën e tij para protestuesve ka ritheksuar faktin se do të jetë në krahë të banorëve të Astirit së bashku me deputetët e tjerë të opozitës si dhe u ka bërë thirrje mediave që të qëndrojnë pranë këtyre banorëve të lënë në errësirë nga kryeministri Rama.

 

Sipas kreut të PD-së e vetmja zgjidhje për këta banorë është anulimi i projektit.

 

Këtu është një ballafaqim mes të drejtës, ligjit, qytetarëve dhe korrupsionit, vjedhjes dhe hajdutërisë. Deri më sot, siç e keni bërë me dije edhe ju dhe të pasqyruar nëpërmjet emisioneve tuaja të panumërta, tre fakte kanë dalë në dritë:

Korrupsion në prokurorim

Korrupsion në procesin e hartimit dhe të miratimit të projektit

Korrupsion me mënyrën se si është vepruar me pronën e qytetarëve

Projekti është tenderuar me një vlerë shumëfish më të lartë se sa ajo që duhej të tenderohej. Është fituar me një vlerë rekord, që do të thotë se sipas të gjithë standarteve të prokurimeve dhe të transparencës, këtu kemi të bëjmë me një aferë të madhe korruptive. Ndërkohë ditë pas dite, si media ashtu edhe opozita, kanë bërë publike fakte tronditëse sa i përket mënyrës sesi këto kompani janë përfshirë në këtë skemë korruptive. Ne do ti japim një dorë këtyre njerëzve, të hapim një derë drite për të dalë nga kjo dhomë e errët e abuzimit, dhunës, torturave që janë ushtruar mbi këto gra në birucat e shoqërimit. Terrorit psikologjik që ushtrohet nga banditët që bredhin natën me fuoristrada nëpër këto lagje e telefonatave anonime. Dhe të gjithë këto vështirësi, sfida që po hasen këto familje, vështirësi që mund të hasen familjet tuaja, ne nuk do ti lëmë vetëm. Ne do të jemi këtu, në krahun e tyre, në këtë qëndresë kaq të drejtë dhe kaq të dhimbëshme, kaq njerëzore, për të mbrojtur strehën e fëmijëve të tyre. Ndaj ju falenderoj nga zemra edhe për praninë tuaj dhe për kontributin që po jepni në mënyrë të përditëshme të kemi transparencë për këtë megavjedhje, që është arsyeja e vetme e fatkeqësisë që ka pllakosur këto familje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *