I ftuar në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus, kreu I komisionit të ligjeve, Ulsi Manja, komentoi debatet e forta të ditëve të fundit në lidhje me një material audio të publikuar nga Partia Demokratike.

 

“Do të shohim rezultatet e ekspertizës shkencore të audio përgjimit dhe më pas të shohim që nëse materiali është I manipuluar sic duket, a do të japin doreheqjen tre deputetet që e publikuan?”

 

Manja pohoi se audio-përgjimi ka pasur për qëllim të qartë destabilizimin dhe manipulimin e opinionit publik.

 

“Një opozitë serioze nuk mund të katandisetr në këtë derxhe që kush I con kaseta në dërën e partisë, ti publikojë në ajër dhe pa I verifikuar. Kjo tregon gjëndjen ku është future kjo opozitë.Unë pyes veten pse u kujtuan tani deputetet e opozitës të kundërshtojnë nenin 491 të Kodit të Procedurës penale kur ai kaloi që në gushtin e vitit të kaluar”

 

Deputeti I Partisë Socialiste tha se kundërshtarët më të mëdhenj të integrimit I kemi Brenda vendit jo në France, Gjermani dhe Holande ndërsa I lidhi akuzat ndaj Xhafajt me negociatat dhe zbatimin e reformes në drejtësi.

 

“Unë jam I bindur që këto akuza ndaj ministrit të brendshëm janë të lidhura edhe me ujerat që ka trazuar reforma në drejtësi e cila është në fazën e vet me delicate, atë të zbatimit. Por nuk ka as një shans që reforma të ndalet, ajo do zbatohet 100%.Vettingu eshte nje proces I ngadalte por rezultate konkrete ka dhene.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *