Subscribe

Në një vjetorin e tërmetit tragjik, Presidenti Ilir Meta ka bërë apel që t’i kushtohet një vëmendje më e madhe të gjithë atyre që vijojnë të jenë ende në çadra, pasi edhe situata e pandemisë, mund të ndikojë ndjeshëm në shëndetin e tyre.


ILIR META

PRESIDENT I REPUBLIKES

 

Dua të shpreh solidaritetin më të madh për të gjithë ata banorë të cilët vuajnë ende jo vetëm çështjen e moszgjidhjes së banimit, por edhe të ndihmës ekonomike dhe jetojnë në kushte mjaft të vështira dhe dimri tashmë ka hyrë. Po për shkak të këtyre kushteve mund të kenë rënie të imunitetit dhe të jenë të prekur nga covid

 

Meta po ashtu ka kërkuar që të zgjidhen sa më parë problemet e të gjithë qytetarëve dhe të ndëshkohen përgjegjësit për cilësinë e dobët të ndërtimeve


ILIR META

Sa më pak propaganda, sa më shumë punë, sa më shumë transparencë dhe ndëshkim për të gjithë ata që mbajnë përgjegjësinë për cilësinë e dobët të ndërtesave që u dëmtuan dhe shkatërruan një vit më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *