Subscribe

Ulja e tatim fitimit per bizneset me xhiro deri ne 14 milione leke, eshte nje mundesi per bizneset qe te zgjerojne aktivitetin e tyre dhe ne te njejten kohe te rrisin personat e punesuar. Per te pare nga afer efektet e lehtesirave fiskale, kryeministri Edi Rama vizitoi një sipërmarrje të përpunimit të drurit dhe të arredimit në Kashar.

 

 

“Sivjet kemi dhe me shumë porosi normalisht. Deri vjet xhiro vjetore ka qene tek 8 milionë lekë të reja. Kjo nuk na jepte mundësi të zgjeroheshim si biznes. Këtë vit, nga 8 milionë do të shkojmë në 14. Kjo gjë na jep mundësi që ne të zgjerohemi si biznes, të shtojmë punëtorët. Gjithashtu ai 15 % tatim-fitim që është bërë 5%, na jep më shumë dorë që të ecim më përpara dhe të shtojmë punëtorët”.

 

 

Duke inkurajuar sipërmarrësit që të rrisin numrin e të punësuarve Rama tha se me rritjen e xhiros vjetore deri në 14 milionë lekë që përfiton nga tatimi mbi fitimin 5%, biznesi i vogël çlirohet nga informaliteti.

 

 

 “Ky është dhe qëllimi. Këtë gjë ne do të kishim dashur ta bënim më përpara, por nuk i kemi patur mundësitë. Janë krijuar mundësitë për ta bërë dhe gjithë ideja kjo është, që atë që ndodhte në pragun 80 milionë, aty ku praktikisht ezaurohej vetëm me 5% taksën e fitimit dhe kalonte në 15%, – ta shmangim, sepse mblidheshin të gjithë aty dhe normalisht, edhe ju keni qëndruar aty poshtë për të mos e nxjerrë kokën sipër, që të merrnit trefish goditje fiskale. Aty është një fashë e tërë që kishte hile, informalitet, gënjeshtra për të gënjyer njëri-tjetrin. Tani besoj që kjo çlirohet komplet, sepse deri në 140 mijë dollarë xhiro në vit me 5 % taksë, nuk e ka asnjë vend i rajonit. Na intereson shumë punësimi, ngaqë ju do të rrisni investimin për t’u zgjeruar, sepse nuk do të keni më frikë që po të kaloj këtë, do më vijë trefish taksa. Na intereson shumë për këto lloj investimesh prodhuese që janë shumë pozitive për tregun vendas, por edhe për eksportet, sepse janë shumë nukle të tilla që kanë kapacitete profesionale për t’ju përgjigjur eksportit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *