Subscribe

Ministria e Financave po zyrtarizon paketën fiskale që pritet të miratohet muajin ardhshëm. Nisma e parë që ka marrë miratimin e plotë është ulja e tatimit fitimit për afro 10 mijë biznese. Kjo do të arrihet duke rritur kufirin e xhiros vjetore nga 8 milion që është aktualisht, në 14 milion lekë. Por ky ndryshim do të nisë zbatimin nga 1 janari i 2019.

 

“Në total janë rreth 21 mijë bizneset që paguajnë tatim fitimi. Më këtë ndryshim që po bëjmë duke rritur kufirin tavan 50 % e tyre do tu ulet ky tatim me 3 herë. Kjo nisëm nuk do të nisë më vonë se 1 janari i 2019.”

 

Aktualisht bizneset që bëjnë xhiro nga 0 deri në 5 mln lekë nuk paguajnë tatim fitimi. Nga 5 deri në 8 milion paguajnë 5 %. Ndërsa mbi 8 mln lekë tatim fitimi është 15%. Por duke rritur kufirin e xhiros, bizneset do të përfitojnë ulje ndërsa synohet se do të reduktohet informaliteti. Por ky tatim do të ulet edhe sektorin e agroturizimit.

 

Po bëjmë një balancim, nga njëra anë bëmë paketën për hotelet me 4 dhe 5 yje ndërsa ana tjetër po bëjnë një njëjtën gjë edhe me agorturizmin. Tatim fitimi do të jetë 5 % edhe në këtë sektor, ndërsa tvsh 6 %.

 

Gjatë një dalje për mediat, ministri i financave i ka kthyer përgjigje edhe shqetësimit të bizneseve lidhur me luhatjet në kursin e këmbimit.

 

Në një ekonomi tregu të lirë dhe me një kurs këmbimi jo fiks, qeveria nuk mund të bëjë ndërhyrje në treg, madje nuk duhet të bëjë, – thotë Ahmetaj.

 

Por pas shqetësimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, qeveria do të angazhohet të mos japë më koncesione me praktikën e propozimit të pakërkuar. Edhe kjo nisëm prite të hyjë në fuqi gjatë viti të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *