Ditën e some është kryer fluturimi i parë certifikues në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.
I pranishëm është kryeministri i vendit Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. Në fjalën e tij kryeministri i vendit tha se projekti ka qenë sfidues, por shqiponja dykrenare pritet që të ngrejë shumë lart emrin e aeroportit për cilësinë e shërbimit.
Rama: Shumë urime dhe me këmbë të mbarë të gjithë punonjësve të aeroportit të Vlorës. Kjo shqiponjë dy krenare që është krijuar në aeroportin e Vlorës do ta ngrejë shumë lart emrin e këtij aeroporti për cilësinë e shërbimit, sigurinë dhe edhe për nivelin e buzëqeshjes që e pashë sot me shumë kënaqësi. Falenderoj ata që besuan dhe punuan për këtë projekt që nuk ka qenë i lehtë. Ka qenë sfidues.
Rama gjithashtu u është përgjigjur kritikëve dhe ka zbuluar një “surprizë” në lidhje me aeroportin e Kukësit.
“Ky është vetëm një premtim fake që do të bëhet për propagandë dhe aeroporti do të mbetet si Kukësi”, është një nga kritikat e shpeshta që merr kreu i qeverisë.
Shefi i qeverisë shqiptare tha se tashmë ka nisur puna që së shpejti të nisin fluturimet në aeroportin e Kukësit.
Rama: Unë dua të zbuloj një surprizë për ndjekësit e mi. Pavarësisht se nuk lënë gjë pa më thënë unë i dua ata. Është e vërtetë aeroporti i Kukësit ka pasur një sfidë më vete për të siguruar operatorët përkatës. Nuk është një aeroport i thjeshtë, ka një problematikë me korridorin e uljes dhe nga ana tjetër për të pasur operatorët që punojnë në aeroprot duhet të jesh i bindur se nuk do të jetë një operacion me humbje. Operatori që operon aerportin ka bërë përpjekje për të lidhur marrëvehsje por nuk e ka gjetur dot në kohë një akullthyes që të dëshmojë se ai aeroport ia vlen. Aeroporti i Tiranës ishte më i shtrenjti i Evropës. Numri i fluturimeve ishte shumë i kufizuar. Transformimi ndodhi me një plan të shumëanshëm. U transformua nga aeroporti më i shtrenjtë, në aeroportin me rritjen më të lartë në të gjithë Evropën dhe në aeroportin më të madh të rajonit për numër pasagjerësh. Ne përpunojmë më shumë pasagjerë se në Beograd. Kjo është diçka e paimagjinueshme. Numri i fluturimeve ka arritur në një pikë të pabesueshme, punon ditën dhe natën. Në aeroportet e rajonit jeta mbaron pasdite. Në Kukës ka nisur puna prej kohësh dhe në janar është regjistruar zyrtarisht kompania, një kompani e re shqiptare, e cila do të nisë së shpejti për të mos i ndalur më fluturimet në aeroportin e Kukësit./vizionplus.tv





