Ministri i jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov, në një intervistë të gjatë për mediat ruse mbi çështjet aktuale që kanë izoluar Kremlinin, është shprehur se dy liderët, Vladimir Putin dhe Donald Trump, nuk do të lejojnë absolutisht asnjë konfrontim të armatosur mes Rusisë dhe SHBA-ve.

 

“Duke folur për rreziqet e një konfrontimi ushtarak, unë jam 100 për qind i sigurt se ushtarët amerikanë dhe rusë nuk do ta lejojnë këtë, dhe natyrisht as Presidenti Vladimir Putin apo Presidenti Donald Trump. Ata janë udhëheqës, të zgjedhur nga populli i tyre dhe janë përgjegjës për paqen e tyre”.

 

Pas përkeqësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit, Lavrov sinjalizoi se ka përpjekje për të lehtësuar situatën, duke përmendur edhe vizitën e Putin në Shtëpinë e Bardhë në një kohë të afërt.

 

Ndesra foli për sulmet e udhëhequra nga SHBA-të në Siri, Lavrov u shpreh se Moska, me kërkesë të partnerëve nuk do te vere me ne dispozicion sistemin raketor në Damask.

 

“Ne morëm në konsideratë argumentin e tyre se kjo do të destabilizonte situatën, pavarësisht se sistemet e raketave ishin një sistem mbrojtës thjesht. kemi dëgjuar thirrjet e tyre. Por tani ne nuk kemi një detyrim të tillë moral”

 

Para bombardimeve nga perëndimi Rusia paralajmëroi shtetet e bashkuara se kalimi i vijave te kuqe në Siri do të nxiste masat hakmarrëse nga Moska”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *