Kryeministri Edi Rama e nisi ditën duke bërë një krahasim mes punës së bërë nga demokratët për të ulur borxhin publik dhe asaj që po bën PS.

 

Rama tha në rrjetet sociale se nga 60 miliardë lekë që ishte borxhi publik në periudhën 2006-2013 është ulur në 56 miliardë lekë për vitet 2014-2021. Sipas Ramës, akuzat për rritjen e borxhit publik i hedhin ata që e zhytën vendin në borxhe.

 

“Meqë dëgjoni llafe shumë për Borxhin Publik nga ata që e zhytën Shqipërinë në borxhe ndaj sipërmarrjes, shëndetësisë, arsimit e deri edhe ndaj personave me aftësi të kufizuar, të prekurve nga përmbytjet, e madje edhe bebeve të porsalindura që i lanë pa mikrobonusin 5 mijë Lekë, njësoj si rrugët e lëna rrugëve, me këtë krahasim fare të thjeshtë për ta kuptuar dallimin e madh mes tyre e nesh, ju uroj një ditë të mbarë🙏”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *