Kompjuterët në gjithë botën janë goditur nga sulmi masiv kibernetik. Sipas te dhenave dukej se Ukraina ishte objektivi kryesor i këtij sulmi që filloi dje, por qe ka prekur edhe vendet e tjera dhe kompanitë ndërkombëtare në gjithë botën.

 

Ritmi i sulmit duket se është ngadalësuar sot, pjesërisht edhe për shkak se ky virus duket se kërkonte kontakt direkt ndërmjet rrjeteve kompjuterike, faktor ky që ka mundur ta kufizoj përhapjen e tij në rajonet me më pak lidhje me Ukrainën, – raporton REL.

 

Megjithatë, bizneset në rajonin Azi-Paqësor sot kanë raportuar për disa çrregullime, ndërsa janë goditur operacionet e disa kompanie evropiane.

 

Sulmi i ri kibernetik e ka përdorë të njejtin mjet depërtimi sikur me rastin e sulmit të ngjashëm muajin e kaluar.

 

Softuerët keqbërës e bllokojnë kompjuterin e përdoruesit, derisa të paguhet një çmim në monedhën digjitale, Bitcoin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *