Ukrainasit zgjedhin këtë të dielë qeverinë e re, pasi presidenti Volodimir Zelenski shpërndau parlamentin dhe shpalli mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

 

Partia në Shërbim të Popullit e presidentit, pritet të dale mirë në zgjedhje. Megjithatë edhe pse ka përkrahjen e shumicës së ukrainasve, që e konsiderojnë parlamentin si një institucion të korruptuar, Zelenski mund të mos e sigurojë dot shumicën absolute.

 

Sipas sistemit zgjedhor në Parlamentin prej 450 vendesh, 225 deputetë do të hyjnë nga lista e kadidatëve të partive, ndërsa pjesa tjetër nga lista e zonave zgjedhore.

 

Mediat në ukrainë shkruajnë se përbërja e parlamentit të ri mund të duket shumë e ndryshme nga parlamenti i mëparshëm dhe pjesa më e madhe e deputetëve do të jenë emra të rinj.

 

Sipas sondazheve, Partia e Zelenskit pritet të marrë 49.5% të votave, Platforma Pro-Ruse e Opozitës për Jetë 10.5%, partia Solidariteti Evropian i ish-presidentit Petro Poroshenko 7.7%, Partia “Atdheu” e ish-kryeministres Yuliya Timoshenko pritet të kalojnë pragun zgjedhor prej 5 për qind.

 

Zelenski shpalli zgjedhjet e parakohshme menjëherë pas fitores së zgjedhjeve presidenciale në maj. Pas marrjes së detyrës ai nënshkroi dekretin me të cilin shpërndau Parlamentin dhe organizimin zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 21 korrik.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *