Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

Rama: Meta ishte një talent në politikë, por e...

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër nëse instalon...

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë jam “trajneri”,...

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan se më...

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me Presidentin Trump,...

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet në BE

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në një maskë...

Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet nga përfaqësuesja!...

Situata e zjarreve në vend, MM: 21 vatra zjarri,...

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në Tuz kërkojnë...

Ukraina kryen sulme ajrore në dy qytete në pjesën e pushtuar të Donetsk-ut

9 Shtator 09:31

Forcat ukrainase kanë kryer sulme me dronë dhe raketa ndaj dy qyteteve në pjesët e pushtuara të rajonit lindor të Ukrainës, Donetsk, mbrëmjen e së hënës.

Dy njerëz u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën në këto sulme, sipas Denis Pushilin, kreut të vendosur nga Rusia në rajonin e Donetsk. Forcat ukrainase goditën shënjestrat në qytetin Donetsk dhe në Makivka, një qytet industrial në veri të rajonit të Donetsk, tha Pushilin të hënën vonë.

Zyrtarë të sigurisë në zonat e pushtuara thanë se të paktën 20 dronë u përdorën në dy sulmet dhe se njësitë e mbrojtjes ajrore u aktivizuan. Agjencitë ruse të lajmeve cituan zyrtarët që thanë se shpërthimet u dëgjuan në të gjithë qytetin Donjeck.

Një ndërtesë banimi nënteksteshe në Makivka u godit nga një dron, dhe video në rrjete sociale shfaqën sulme me raketa, përfshirë ndaj një fabrike të dikurshme të sistemeve ushtarake të mbikëqyrjes në Donetsk.

Zyrtarët ukrainas nuk i kanë komentuar këto sulme.

Forcat ruse kontrollojnë rreth 75 për qind të rajonit të Donetsk dhe po bëjnë përpjeke ta pushtojnë edhe pjesën e mbetur të tij.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha në fjalimin e tij të mbrëmjes të hënën se forcat ruse po i përqendrojnë sulmet e tyre kundër sektorit energjetik ukrainas.

Këshilltari kryesor i Zelenskyt, Andriy Yermak, tha se kishte biseduar me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, lidhur me sulmet ruse ndaj qyteteve dhe ndërtesave të banimit në Ukrainë.

Ai gjithashtu mori pjesë në një videokonferencë me këshilltarët e sigurisë kombëtare të Britanisë, Gjermanisë, Italisë dhe Francës për të diskutuar garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Yermak tha se qëndrimi i Ukrainës përballë agresionit rus duhet të forcohet pas sulmit ndaj një ndërtese qeveritare gjatë fundjavës, e cila u godit gjatë sulmit më të madh ajror rus ndaj Ukrainës.

Kjo ishte hera e parë që nga nisja e pushtimit të plotë në shkurt 2022 që forcat ruse goditën një ndërtesë qeveritare në Kiev.

“[Presidenti rus Vladimir] Putin e kupton vetëm forcën, nuk dëshiron të ndalojë luftën. Është e nevojshme të vazhdojë presioni ndaj Federatës Ruse”, shkroi Yermak në Telegram.

Mbështetje shtesë për Ukrainën, sidomos mbrojtje ajrore dhe sanksione shtesë ndaj Rusisë, u diskutuan me këshilltarët evropianë, tha Yermak.

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë fundjavës tha, pa dhënë hollësi, se ishte i gatshëm të kalonte në fazën e dytë të sanksioneve ndaj Rusisë.

I dërguari i BE-së për sanksione ndodhet në Uashington me një ekip ekspertësh për të diskutuar hapat e parë të koordinuar mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë që nga kthimi i Trumpit në detyrë.

Trump, i cili premtoi kur mori detyrën në janar se do ta përfundonte shpejt luftën, ka vendosur disa herë afate për Moskën që ta pranonte armëpushimin ose të përballej me sanksione më të ashpra, por është tërhequr nga kërcënimi çdo herë.

Posted Under:
Uncategorized
Tagged:
Donetsk Rusi Ukraine

Nga e njëjta kategori

Rama fton të rinjtë për tu bërë pjesë e MIA: Edhe tre ditë kanë mbetur

më shumë...

“Mund të marrësh një lajm pozitiv në lidhje me financat”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

më shumë...

Rubio: Kemi përparim në bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit, por nuk kemi marrëveshje

më shumë...

Protestat kundër propozimit të PS për reformën territoriale, Rama: Djegia e teserave akt i turpshëm

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:19

Rama: Meta ishte një talent në politikë,...

10:12

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër...

10:10

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë...

10:02

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan...

9:53

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me...

9:50

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet...

9:43

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në...

9:34

Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet...

9:07

Situata e zjarreve në vend, MM: 21...

9:04

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në...

8:48

Nisma e qeverisë për strehimin social, Pipiria:...

8:10

Vdekja e elektriçistit në Patos, reagon policia

7:50

Hodhi mbetje mjedisore në afërsi të Stacionit...

7:44

IDF: Kemi shkatërruar një kompleks të madh...

7:34

Haxhiu e shtyn për të dielën seancën...

7:19

Deputetët britanikë votojnë kundër legalizimit të vdekjes...

7:02

Dy javë pas ndarjes nga jeta të...

6:36

E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën...

6:22

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

6:05

Njihuni me shenjat e Horoskopit që analizojnë...

Më të klikuarat

  • Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari
  • “Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon...
  • Ndryshime në qeveri, Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallari...
  • E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar në një s...
  • Rama i besoi Ministrinë e Brendshme, Ervin Demo: Do të jemi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.