Qeveria e Ugandës ka në plan që të rikthejë ligjin e dënimit me vdekje për homoseksualët.

 

Ligji I ashtëquajtur “Vrisni homoseksualët” u anulua 5 vite më parë nga qeveria e Ugandës ndërsa tani kanë nisur diskutimet për ta rikthyer sërish.

 

Sipas ministrit të Etikës dhe Integritetit të Ugandës, Simon Lokodo deklaroi se ligji I ri synon frenimin e këtij fenomeni.

 

“Homoseksualiteti nuk është i natyrshëm për Ugandën, por ka pasur një rekrutim masiv homoseksualësh në shkolla dhe veçanërisht në mesin e të rinjve, ku po promovojnë gënjeshtrën se njerëzit lindin ashtu. Ligji ynë aktual penal është i kufizuar. Ai vetëm kriminalizon aktin. Por duam që kushdo që përfshihet në promovimin dhe rekrutimin duhet të dënohet. Ata që kryejnë këto vepra të rënda do t’u jepet dënimi me vdekje”

 

Lajmi ka sjellë reagimin e fortë të grupeve që mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBTQ në Afrikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *