Kemi lexuar shpesh tituj gazetash apo portalesh për udhëtimin në kohë. Kemi dëgjuar e lexuar histori të ndryshme rreth kësaj teme, por çfarë është ky udhëtim? Është diçka individuale, ngjarje dhe fenomene që i shikon vetëm ti, jo persona të tjerë. Udhëtimi në kohë është të shkosh në të kaluarën ose në të ardhmen dhe ta përjetosh atë ose ta shikosh nga distanca. Psh. Ne shikojmë një ëndërr sikur jemi dëshmitarë të një ngjarje, të cilën kur zgjoheni dhe e mendoni, ajo nuk ka ndodhur. Pra ju jeni duke biseduar diçka me dikë, bisedë që ju realisht deri në atë moment nuk e keni bërë. Pas disa ditësh ëndrra bëhet realitet dhe ju kujtoheni e mendoni “Kjo ka ndodhur dikur?”
Ky është një udhëtim në kohë. E thënë shkurt, të gjithë e kanë kryer një udhëtim në kohë.
Koha është një dimension i pashmangshëm, madje ivetmi dimension që nuk mund ta shmangë askush dhe në asnjë rrethanë.
Udhëtimi në kohë është edhe dicka që ka të bëjë me realitetin tonë të përdishëm. Përshembull: shpërthimet ne Diell. Që efekti i tyre të mbërrijnë në tokë i duhen disa orë, ose 8 minuta që ta shikojmë një shpërthim të tillë. Satelitët sot na sjellin informacion në kohë thuajse në kohë reale. Në normalitetin tonë këto shpërthimë do i shikonin minimumi pas 8 minutash, në i shikojmë më shpejt falë satelitëve. Nëse do të jetonim në planetin Mars këto shpërthime do i shikonim pas 40 minutash. Pra për të njëjtën ngjarje kemi tre raportime kohore të ndryshme, për ta ekzagjëruar pak, shpërthimet në Diellin tonë nëse ne do të ishim në yjësinë më të afërt me sistemin tonë do shihnim pas rreth një mijë vjetësh? Imagjinoni tani sa ngjarje do të kishin ndodhur, sa breza do të kishin ndërruar deri sa ne të shikonim këtë efekt? Nga kjo yjësi nëse dikush jeton atje sot, dhe të kishte një teleskop, do të ishte duke parë kryqëzatat, e nëse e shthurim edhe më shumë imagjinantën, ai të na telefononte dhe të raportonte çfarë ishte duke parë. Mos thoni se nuk do dëshironit udhëtimin në kohë?




