Subscribe

Lëvizja drejt vende te BE-së, vazhdon të jetë shqetësim për shumë pasagjere të cilët duan të udhëtojnë për arsye të ndryshme.

Megjithatë Aeroporti i Rinasit ditë pas ditë përditëson kërkesat dhe kushtet e shteteve të vecanta për udhëtarët.

Këtë të martë pasdite, TIA (Tirana International Airport) theksoi se pasagjerët që duan të udhëtojnë drejt Francës dhe Zvicrës duhet të jenë të vaksinuar me vaksinat e certifikuara nga EMA, më konkretisht me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Në të kundërt, TIA njofton se pasagjerët duhet të paraqesin vetëm rezultatin e PCR negative, të kryer në më pak se 72 orë para nisjes.

 

Njoftimi i plotë i TIA-s

 

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Francë dhe Zvicër ( Përditësim)

Nga sot, për hyrjen në territorin e Francës dhe Zvicrës, për një udhëtar që vjen nga Shqipëria:

Nëse udhëtari me pasaportë shqiptare është i vaksinuar me vaksinat e njohura nga EMA ( Agjencia Evropiane e Barnave), konkretisht me Pfizer, Moderna, AstraZeneca,
Johnson & Johnson, është i lirë të hyjë lirisht në të dyja shtetet.

Nëse nuk është i vaksinuar ose nëse nuk ka një cikël të plotë vaksinimi, ai duhet të paraqesë vetëm rezultatin e një kontrolli biologjik virologjik (PCR) ose ekzaminimit antigjenik të kryer në më pak se 72 orë para nisjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *