Fergie po bën të pamundurën për të promovuar albumin e saj të fundit “Double Dutchess”. Ndoshta kishte ardhur koha të përdorte edhe armën e fundit që i kishte mbetur, zhveshjen.

42 vjeçarja dukej më se në formë në realizimin e e fotove lançuese të albumit të saj. Ajo është shprehur se albumi i referohet dualitetit të personalitetit të saj, errësirës dhe ndriçimit, të fortës dhe të brishtës, vajzës që mbulon difektet e saj duke vënë një maskë të bukur dhe vajzës që nuk ka frikë ta heqë maskën për të zbuluar kush është në të vërtetë.

Fergie duket se është duke e marrë mirë veten nga divorci me ish bashkëshortin, ndarja e të cilëve u bë zyrtare në shtator.





