Subscribe

Ish-nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Fatlum Nurja denoncoi se emri i tij rezulton në listat e PD, kundër dëshirës së tij.

 

Partia Demokratike dorëzoi në KQZ pas mesnate listën e plotë të kandidatëve për deputetë, por Nurja thotë se emri i tij është futur pa miratim.

 

Ish-nënkryetari i bashkisë u shpreh në “Facebook” se nuk ka firmosur asnjë dokument për t’u bërë deputet.

 

“Mbrëmë fjeta herët, e sot në mëngjes pash këtë listë që ma kishte dërguar një mik pas mesnate. Deklaroj që unë nuk i kam kërkuar FRD-së diçka të tillë, perveçse kam refuzuar (dhe kuptohet) si dhe minimumi s’kam firmosur as ndonjë formular tip për të tilla raste… Guxim i tepruar kushdo që e ka bërë dhe më jep një ndjenjë neverie. Jam i vetëdishjëm se eksperiencat e personave që do jenë deputet … dhe më gjerë … do ja dalin të bëjnë mrekulli për qytetin, shtetin dhe kombin tonë. Poooor, gjithashtu jam shpresëplotë se estrada e Parlamentit do të vazhdojë.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *