Dy persona janë proceduar penalisht në Mallakastër, pasi akuzohen si autor të zjarrëvenies në pyje dhe kullota.

 

Sipas policisë në prangat e policies në lidhje me zjarret e ditëve të fundit në Bashkinë e Mallakastrës ka rënë shtetasi me iniciale F.N, 46 vjeç. 46 vjeçari ka fillimisht ka vënë zjarr në tokën e tij me qëllim për të pastruar shkullet, por që i ka dalë jashtë kontrollit duke sjellë një dëm të konsiderueshëm në pemë të llojit pisha dhe ullinj të një siperfaqe prej 1 Ha.

 

Ndërkohë që në gjendje të lirë është proceduar penalisht edhe shtetasi E.N, 14 vjeç, banues në Ballsh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *