Ministrja e Jashtme e Bosnje-Hercegovinës, Bisera Turkoviç njoftoi se ish-gjenerali serb, Ratko Mlladiç ka ndërruar jetë. Por kjo deklaratë është mohuar kategorisht nga Gjykata e Hagës, e cila tha se i dënuari për krime lufte nuk ka vdekur.

 

“Informacioni për vdekjen e Ratko Mlladiçit është i pasaktë dhe ne e mohojmë atë”, tha Helen Eglston, zëdhënëse e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Gjykatën Ndërkombëtare Kriminale.

 

Haga konfirmoi se Mlladiç do të dalë para gjyqtarëve më 17 mars.

 

I dënuari për krime lufte, u dënua para dy vjetësh me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës.

 

Ai u dënua për gjenocid në Srebrenicë, përndjekje, shfarosje dhe krim kundër njerëzimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *