Ditën e shtunë është publikuar një artikull nga prestigjiozja New Yourk Times, ku thuhej se i biri i Donald Trump kishte takuar një avokate ruse, pasi ajo i kishte premtuar informacione që mund të dëmtonin kandidaten rivale Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës, përballë Donald Trump.

 

Donald Trump Jr ka pohuar të ketë pasur takim me avokaten ruse Natalia Veselnitskaya, në Kullën Trump më 9 qershor 2016. Në takim kanë qenë të pranishëm gjithashtu edhe kreu i fushatës si edhe dhëndri i presidentit Jared Kushner. Trump Jr vazhdoi të këmbëngulte se avokatja nuk ofroi asnjë informacion të vlefshëm për znj.Clinton. Ai gjithashtu u shpreh se ishte praktikë normale, që  të merrnin informacion rreth një kundërshtari politik. Takimin, sipas djalit të Trump, e kishte organizuar dikush që ai e kishte njohur në Miss Universe 2013 që sipas Washington Post, rezulton të jetë  Rob Goldstone njohës i mirë i industrisë se muzikës ruse.

 

Ndërkohë që zyrtarët amerikanë po hetojnë ndërhyrjen e mundshme ruse në zgjedhjet e SHBA, sipas New Yourk Times, ky është takimi i parë i konfirmuar  midis një shtetasi rus dhe anëtarëve të rrethit të brendshëm të presidentit Donald Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *