Subscribe

Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të deputetëve të Kuvendit për ta shkarkuar nga posti i Presidentit.

 

Për të treguar mos interesimin ndaj veprimit që kanë marrë deputetët, kreu i shtetit ka shpërndarë gafën e Selami Jenisherit. Ky i fundit, gjatë fjalës së tij në seancë plenare, u shpreh se ai dhe gjithë kolegët e tij të tjerë do t’u dilnin për zot “nipërve dhe mbesave pensionistë”.

 

“Koalicion ynë, i drejtuar nga deputeti Kujtim Gjyzi, i është drejtuar Komisionit të Zgjedhjeve për mos të pasyr pasoja të tilla për vjedhjet dhe është anashkaluar. Nuk është dhënë përgjigje. Ne do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese. Do iu dalim zot, nipërve dhe mbesave tona pensionistë, të cilët iu është mohuar e drejta e votimit. Emigrantët nuk mund t’i blihet votat”, tha në Kuvend Jenisheri.

 

Meta shkruan se iu uron një pasdite të qetë dhe të qeshur qytetarëve.

 

“Të dashur miq, ju uroj një pasdite të qetë, relaksuese dhe të qeshur duke ju përshëndetur të gjithëve me këtë thënie frymëzuese!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *