Presidenti Ilir Meta iu është përgjigjur kritikave pas videos që ai publikoi ku shfaqej duke recituar disa vargje të Naim Frashërit, në Korçë.

 

Në një intervistë në  studion “Quo Vadis” në Vizion Plus, Meta ka ironizuar ata që i cilëson ‘djemtë e shoqatës së Ballkanit të Hapur’.

 

Sipas Metës, ata i shqëtëson mesazhi patriotik që mbartnin vargjet e poezisë për shkollën e parë shqipe.

 

“Djemte e shoqatës së Ballkanit të Hapur ndihen shumë të shqetësuar nga poezitë patriotike dhe mesazhet e tyre.  Nuk e di pse, djemtë e Shoqatës së Ballkanit të Hapur, shqetësohen për poezitë në gjuhë shqipe. Djemtë e shoqatës së Ballkanit të Hapur i shqetëson poezia per Shkollën e Parë Shqipe. Ata i ka shqetësuar mesazhi i poezisë, sepse ata janë çuna kozmopolit, për ata nuk ka rëndësi më as kombi dhe asgjë tjetër. Dhe po flas për shoqatën e Ballkanit të Hapur.”, tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *