Autoritetet në Australi rihapën të hënën plazhet, në kuadër të lehësimit të masave kufizuese kundër COVID-19.

Banorët në Sidnej mbushën plazhet më popullore të qytetit duke mos ruajtuar distancën sociale. Shkelja e kësaj mase u bë edhe shkak i mbylljes së këtyre hapësirave publike.

Policia i mbylli plazhet sepse ishin vatra të rrezikshme infektimi masiv.

Sipas ekspertëve, hapja e plazheve do të ndikonte pozitivisht në shëndetin mendor të qytetarëve, por rezultoi një provë jo shumë e efektshme.

Australia shënon deri më tani 80 vdekje dhe 6,695 të infektuar më koronavirus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *