Subscribe

Ngjarja e rëndë e vrasjes së një 32-vjeçari mbrëmjen e së dielës në qytetin e Durrësit ka vënë në lëvizje efeketivët e komisariatit të policisë në qytetin bregdetar.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se menjëherë pas vrasjes janë shoqëruar disa persona, të cilët mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen.

Nga hetimet e para ende nuk ka ndonjë version të saktë, nëse ka qenë një apo disa autorë.

Jetmir Begu apo Ilir Kuçi është qëlluar me armë zjarri sapo ka zbritur nga makina e tij. Grupi hetimor po heton në disa pista, duke parë konflike të mundshme të viktimës, prishja e ndonjë pazari dhe pista e tretë e një sherr që mund të ketë ndodhur se fundmi. Hetimet e policisë vështirësohen shumë pasi ngjarja ndodhi në kohën që binte shumë shi dhe ishte errësuar, të dhëna këto që nuk ndihmojnë shumë në identifikimin e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *