Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në plazhinin e Vilunit në Velipojë ku u gjet e mbytur një vajze 17 vjeçe.

Enisa Doda u gjet e pajetë në det, thuajse 700 metra larg bregut.

Ajo dyshohet se kishte hipur në një motor uji me qira bashke me mikun e saj Indrit Bajraktari 24 vjec nga Postriba.

Babai i 17-vjeçares, ka gjetur forcë për t’i bërë një dedikim prekës së bijës në rrjetet sociale ku shkruan:

“U prefsh në paqe zemra e babit zoti të mori shpejt fizikisht por jo shpirtërisht. Qofsh e xhenetit”, shprehet Lezan Doda në mesazhin e tij.

Ngjarja e rëndë vijon të jetë nën hetim nga autoritetet përkatëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *