Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me burgim përjete shtetasin Fatjon Karmeshta.

Ai u shpall fajtor për vrasjen e Suela Sulës në një mobileri në Shkodër në vitin 2016.

Viktima në atë kohe 38 vjece, nënë e dy fëmijeve u gjet e mbytur në banjon e mobilerisë.

Autori I krimit Fatjon Karmeshta ishte porositur për të kryer këtë krim nga bashkëshorti I Suela Sulës, shtetasi Sadetin Sula.

Mobileria ku ndodhi krimi ishte prone e ciftit Sula ndërkohe që autori I këtij krimi Fatjon Karmeshta ishte edhe punonjës në këtë biznes.

Autori I krimit u zbulua pas analizës së ADN-së që iu bë nga policia pas dyshimeve që lindën për këtë ngjarje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *