Subscribe

Mëngjesin e kësaj të hëne ka humbur jetën një tjetër pacient i infektuar me koronavirus. Drejtoresha e ISHP, Albana Fico deklaroi për mediat se viktima e 11 është një 79-vjeçar nga Tirana, i shtruar prej 18 ditësh në spital. Ai ditët e fundit ishte përmirësuar ndjeshëm, por këtë të hënë ka pësuar një infarkt kardiak që ka çuar në humbjen e jetës.

 

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 79-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. 79-vjeçari me inicialet B.H. ishte prej 18 ditësh i shtruar në spitalin infektiv. I moshuari ishte përmirësuar ditët e fundit por ndërroi jetë nga një infarkt kardiak. 79-vjeçari është viktima e 11 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *