Blogerja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, para pak ditësh festoi 30-vjetorin e lindjes.

 

Ajo ftoi miqtë më specialë në një festë “Under the sea” dhe u vesh si një sirenë.

 

Mirëpo, mes fotove të shpërndara në rrjetet sociale nga super festa e organizuar për datëlindjen e Mevlanit, u vu re mungesa e partnerit të saj, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenit.

 

Ndryshe nga vitet e kaluara, u evidentua gjithashtu se kësaj herë mungoi dedikimi i tij për blogeren në rrjetet sociale. Kjo ka ngritur dyshimet për një çarje në marrëdhënien e çiftit.

 

Mirëpo, nuk ka vonuar reagimi i Arminës. Përmes një postimi, ajo ka treguar buqetat gjigante që ka marrë për datëlindje, ku njëra është nga Shkëlzeni.

 

“Jam mirënjohëse për miqtë, familjen, dashurinë time që më dhuruan këto lule e që më bënë të ndihem e bekuar”, shkruan Armina.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *