Ky është 43-vjeçari Bledar Spahiu, i cili humbi jetën ditën e djeshme pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në rrugën Maqellarë-Peshkopi.

Babai i dy fëmijëve humbi kontrollin e makinës dhe mjeti doli nga rruga duke përfunduar në humnerë.
Lexo edhe :
Related Posts
Fillimisht 43-vjeçari u dërgua në spitalin e Dibrës ku iu dha ndihma e parë, por për shkak të plagëve të rënda, u nis drejt Traumës në Tiranë.
Fatkeqësisht ai humbi jetën gjatë transportimit për në spital.
Bledar Spahiu ishte punonjës i ADZM Dibër dhe mësohet se ishte nisur drejt Peshkopisë për t’iu bashkuar ekipeve zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali Dejës”./vizionplus.tv






