Autoritetet kosovare kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge në Lipjan. Bëhet fjalë për një sasi prej rreth 400 kilogramësh kokainë, e cila ka kaluar nga porti i Durrësit.

 

Lënda narkotike ishte e fshehur në një konteiner me mish që vinte nga Brazili dhe ishte e vendosur në pako kartoni.

 

Operacioni është koordinuar nga shërbimi i antidrogës amerikane. Agjentet e saj kishin dhënë informacione mbi transportin, teksa kishin vendosur edhe një  “GPS” për të parë destinacionin përfundimtar.

 

Në operacion u përfshinë edhe autoritetet shqiptare, italiane si dhe ato kosovare. Në momentin kur ka mbërritur konteineri në Durrës, policia shqiptare ka konstatuar drogën, por nuk ka ndërhyrë duke e lejuar që të kryheshin procedurat për të zbuluar se cili do të ishte destinacioni final i tij.

 

Ndërkohë, mediat ne Kosovë shkruajnë se një person është ndaluar e të tjerë jane marrë në pyetje për të hedhur dritë mbi këtë grup të fuqishëm kriminal. Burimet kanë bërë të ditur se kompania që kishte porositur ngarkesën me mish brenda të ciles ndodhej droga, ishte me bashkëpronar shqiptar dhe me seli edhe në qytetin e Kavajes.

 

Dyshohet se grupi i trafikut të kokainës është një ndër më të fuqishmit në rajon.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *