Policia e shtetit në bashkëpunim me prokurorine e Vlorës kanë goditur një grup që merrej me shit-blerje të lëndëve narkotike.

Në operacion janë sekuestruar rreth 50 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa “Çokollatë” dhe u arrestuan në flagrancë 5 shtetas, (ata që shisnin lëndën narkotike si dhe ata që e blinin lëndën narkotike).

 

▪ Sokol Bushi, 23 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.

 

▪ Arben Metaj, 47 vjeç, banues në Vlorë.

 

▪ Martin Bushi, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.

 

▪ Edi Tafa, 22 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

 

▪ Renaldo Gecaj, 46 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë.

 

Operacioni polcior antidrogë , fillimisht ka nisur në Vlorë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve , ku nga hetimet e kryera, shtetasit Arben Metaj dhe Martin e Sokol Bushi, dyshohej se pasi kishin siguruar një sasi lënde narkotike të presuar në formë çokollate në Vlorë, do ta transportonin  atë me ndihmën e një automjeti tip “Kamionçinë” drejt Tiranës.

 

Më pas ka filluar ndjekja nga Vlora në drejtim të Tiranës me qëllim kapjen dhe të personave që do blinin lëndën narkotike..

 

Policia ka mbajtur nën vëzhgim personat që transportonin lëndën narkotike  dhe në momëntin kur shtetasit Renaldo Gecaj dhe Edi Tafa, në Tiranë do blinin lëndën narkotike, Policia ka ndërhyrë duke arrestuar të gjithë shtetasit e përfshirë  në këtë rast të shit-blerjes së lëndëve narkotike.

 

Në kuadër të veprimeve proçeduriale, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

 

  • rreth 50 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Çokollatë” (hashish), dhe Cannabis Sativa.

 

  • 1 automjet frigoriferik tip “Renault”

 

  • 1 autoveturë tip “Peugeot 407”

 

  • 7 aparatë celularë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *