Spartak Ngjela ka komentuar takimin e parë të Berishës me bazën demokratë në kuadër të nisjes së turit të tij kundë Lulzim Bashës.

Sipas Avokat Ngjelës, ata që u shfaqën si mbështetes të Berishes nuk kane fare lidhje me shqiptarët!

 

“Pashë sot takimin e Saliut me fansat e tij në lajme. U mbars mali dhe polli një mi. Por lindi sërish miu i vjetër, të cilin nuk e pranon mali: domethënë nuk e pranojnë shqiptarët.Asgjë.Sali ziu kujton se është në Janarin dhe Shkurtin e vitit 1991, kur ky i mori partinë Gramoz Pashkos, duke gënjyer Meksin, në një kohë kur Saliu nuk e pati dorëzuar ende tesrën e Partisë së Punës.Por, nuk është sot koha e njëllojtë me atë të vitit 1991. Këta që u dukën sot si përkrahës të Saliut, nuk kanë lidhje me shqiptarët.Kurse Saliu foli si tridhjet vjet më parë, dhe i bëri të gjithë për të qeshur.

Ngjela shton se Lulzim Basha eshte shume i qete.


“Po Basha.
Ai ishte krejt i qetë dhe në luftë parlamentare me maxhorancën në seancën e sotme të Kuvendit.
Kurse, edhe ata që ishin në sallë me Saliun, pas dhjetë minutash e kuptuan se Saliu tani është një person i humbur.
Po Saliu?
Saliu do të vijojë, por, me kë, dhe për kë do të flasë?… Ai do të flasë me veten dhe për vete, sigurisht.
Domethënë asgjë.
Por, këtë i tha sot si përgjigje edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim: “Berisha është person i korruptuar, dhe kjo mjafton për Amerikën”.

Avokati Spartak Ngjela eshte i bindur se Sali Berisha nuk ka me asnje shprese.


“Po Saliu?
E çdo të thotë Sali ziu! Nuk ka më asnjë shpresë, por mendon se ka përpara Ramiz Alinë.Jo. Ai tani ka përpara si kundërshtar Amerikën, në një kohë që atëherë, kur qe kundër Ramiz Alisë, ai e kishte me vete.
Domethënë, i bie që Saliu me një grusht njerëzish të panjohur, do të mundë Amerikën në Shqipëri! Por, a e bën dot?
Ja, kjo është pyetja, të cilën ai ose nuk do, ose nuk di ta bëjë…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *