Pesë vite më parë, Gwyneth Paltrow, i dha fund lidhjes së saj me partnerin Chris Martin.

 

Pavarësisht kësaj në një intervistë të dhënë së fundmi aktorja e njohur është shprehur se ata e kishin të shkruar të ishin gjithmonë bashkë.

 

“Nuk do të thotë se ndarja duhet të jetë fundi i marrëdhënies tënde me dikë. Mendoj se Chris dhe unë e kishim të shkruar të ishim bashkë dhe të kishim fëmijët tanë. Por marrëdhënia jonë është më shumë kështu: shok dhe bashkë-prindër dhe familje”, – ka thënë Gwyneth në intervistën e saj për revistën “ES Magazine”.

 

Aktorja e njohur ka dy fëmijë me ish-partnerin e saj dhe ajo ka pranuar se ata janë ndarë një vit përpara se ta bënin lajmin publik.

 

Vitin e kaluar Gwyneth u martua me producentin e njohur Brad Falchuk, megjithatë ata nuk kanë ndërmend të nisin një familje bashkë.

 

Aktorja 46-vjeçare ka thënë gjatë intervistës se nuk do të donte fëmijë të tjerë, sepse tani është shumë e madhe në moshë./ Tring

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *